KOMBËTARJA/ Edy Reja, detajet e fundit të marrëveshjes me teknikun italian

KOMBËTARJA/ Edy Reja, detajet e fundit të marrëveshjes me teknikun italian
Prezantimi i trajnerit të ri të Kombëtares, të mërkurën

Edy Reja vjen nesër pasdite në Tiranë.

Pas dy takimeve të para dhe takimit vendimtar, pritet zyrtarizimi i tij këtë të mërkurë.

Nuk ka ndonjë dyshim për firmën e Edy Reja, teksa tradita e trajnerëve italianë do të vazhdojë.

Mbeten pa u përcaktuar detajet e fundit, lidhur me stafin dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Trajneri i ri dëshiron të firmosë një kontratë për një vit, për të mbyllur kualifikueset Euro 2020, (nëntor), dhe në rast kualifikimi, e ardhmja e Reja do të vendoset pas Europianit.

Në të kundërt, e ardhmja e Reja për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2020”, do të vendoset pas një viti, në mars 2020.

Kuqezinjtë  e drejtuar prej tij në ndeshjet e mbetura kualifikuese, në rast mos-kualifikimi, mjafton të lënë pas një nga kundërshtarët direktë për vendin e dytë, si Islanda apo Turqia.

Reja dhe stafi i tij do të përfitojnë 40-50 mijë euro pagë mujore.

Si ndihmës Reja ka zgjedhur Alessandro Calori, por ai ende nuk e ka zgjidhur kontratën me ekipin e Ternana, ndërsa për të realizuar mbërritjen e tij kërkohet të gjendet një marrëveshje ekonomike, çka do t’i afrohet nga FSHF që trajneri i ri të ketë njeriun që ai dëshiron në stolin kuqezi.

Trajneri 73-vjeçar zëvendëson Christian Panucci dhe është i treti trajner italian radhazi, pas Gianni de Biasi, që merr drejtimin e Kombëtares shqiptare.