Kanë ndryshuar kohërat! Tayna: Po këndojmë gangsta, sepse djemtë i këndojnë dashurisë

Kanë ndryshuar kohërat! Tayna: Po këndojmë gangsta, sepse djemtë i këndojnë dashurisë
Pa dashur ta përdor si sarkazëm, meshkujt kohët e fundit kanë nisur të këndojnë për dashuri ndërsa ne (femrat) po këndojmë gangsta”- tha gjatë intervistës ajo.

Sa i takon punëve të zemrës, Tayna nuk ngurroi të përgjigjej ndonëse e shoqëroi dhe me pak doza humori:  “Nuk jam në lidhje se më kanë më kanë “vdekur” ndjenjat” – rrëfeu ajo.

E ftuar në Top Channel, spektakli “E Diell”, reperja kosovare foli për gjithçka që nga suksesi i këngës së saj më të fundit “Kce”, raportin me familjen që e konsideron të shenjtë, me shoqërinë që i ka lënë pak pas dore për shkak të impenjimeve në muzikë, komentet negative që s`i merr aspak personale si dhe ndryshimit mes një “rap”-i që bën një femër ndaj atij mashkull.

Ajo është përfolur pafundësisht në rrjetet sociale edhe për “diss”-et që kolege të saj bëjnë për të në aspektin profesional. Por si reagon ajo kur i dëgjon?

“Ose jam duke nxjerrë këngët e mia ose ata janë duke nxjerrë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe ku ka më mirë”- deklaroi ajo.

Tayna premtoi që vera e 2019-s do të jetë ON TOP dhe se shumë shpejt do të publikohen njëra pas tjetrës të gjitha materialet muzikore që ajo ka përgatitur këtë periudhë gati për t`u shndërruar në hite.