Hetuesit francezë zbulojnë shkakun e zjarrit në Katedralen e Notre Dame

Hetuesit francezë zbulojnë shkakun e zjarrit në Katedralen e Notre Dame
Hetuesit besojnë se një 'qark i shkurtër elektrik' ishte përgjegjës për fillimin e flakës që shkatërroi katedralen e Notre Dame këtë javë, raporton Daily Mail.

Një zyrtar francez i policisë gjyqësore tha se hetuesit nisën punënë për të nxjerrë në pah çështjen e “ferrit” në Katedrale megjithëse ende nuk lejohet hyrja në ndërtesë për arsye sigurie.

Zyrtari, i cili foli anonimisht për hetimin në vazhdim, tha se monumenti ende po konsolidohet me dërrasa druri për të mbështetur disa pjesë të brishta të mureve.

Vetëm pasi të bëhet plotësisht i sigurt, hetuesit do të lejohen të shikojnë më nga afër, në mënyrë që të përcaktojnë me saktësi shkaktarin e zjarrit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/