Balla sfidon Bashën: Më 30 Qershor, zgjedhjet do të zhvillohen

Balla sfidon Bashën: Më 30 Qershor, zgjedhjet do të zhvillohen
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha dje nga Parlamenti se “një gjë është e sigurt, më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi dje nga Parlamenti, planin e PD për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve lokale. “S’mund të rri pa i dhënë një përgjigje Partisë Demokratike Rrugore, e cila na paskësh miratuar një deklaratë, që nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit apo që nuk do i lejojë ato. Dua t’i kujtoj që Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon dënime të ashpra për këdo që guxon të dëmtojë të drejtën e lirë të çdo shtetasi për të ushtruar të drejtën e votës”, - foli me “dorë të fortë”, z.Balla.

Kurse shtoi: “Shqiptarët luftuan 50 vite me radhë për të votuar në një sistem demokratik dhe pluralist. Ndoshta për çudi, ka ardhur koha që partia e idealeve të Dhjetorit, sot është kundër votës së lirë të shqiptarëve, megjithatë një gjë është e sigurt, më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen”.