U fokusua nga kamera gjatë protestës, policia shoqëron Florenc Hoxhën

U fokusua nga kamera gjatë protestës, policia shoqëron Florenc Hoxhën
Policia e Tiranës shoqëron ish-drejtorin e policisë bashkiake, Florenc Hoxha.

Shoqërimi i tij është bërë pas këqyrjes së kamerave, ku identifikohet si aktiv në veprime gjatë protestës.

Hoxha është marrë nga policët në banesën e tij.

Mësohet se Hoxha po hetohet lidhur me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë, ku Florenc Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë.

Policia e Prokuroria po verifikojnë rolin e Florenc Hoxhës në incidentet e ndodhura në protestë.