TRAJNERËT/ Armando Cungu dhe Orges Shehi, humbjet që “djegin” stolin?

TRAJNERËT/ Armando Cungu dhe Orges Shehi, humbjet që “djegin” stolin?
Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, shprehu pakënaqësi ndaj lojtarëve, pas humbjes së fundit me Tiranën.

Humbja e shkëputi ekipin e tij plot tetë pikë nga Partizani i vendit të parë.

“Lojtarët flisnin që prej fillimit të sezonit për titullin kampion, por trofeu fitohet në fushë”, tha Cungu.

Kjo javë e gjen Kukësin në Durrës, në përballjen me Teutën e vendit të tretë.

Dy pikë pas Kukësit, një fitore e mundshme ngjit “djemtë e detit” mbi verilindorët, të cilët në merkaton e dimrit bënë diferencën.

Në një situatë të ngjashme duket edhe tajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, skuadra e të cilit udhëton në Vlorë.