SHIFRAT E KE/ Shqipëria e Mali i Zi, me borxhin më të lartë në rajon

SHIFRAT E KE/ Shqipëria e Mali i Zi, me borxhin më të lartë në rajon
Kurse Turqia dhe Kosova paraqesin borxhin më të ulët në rajon në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ku kjo e fundit e ka vetëm 16.6%

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin e kaluar, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet që po synojnë anëtarësimin drejt BE-së. Ndërkaq, të dhënat e KE-së flasin për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi i cili pritet të arrijë në nivelin prej 56.4% në fund të vitit 2018 nga më shumë se 86% që ishte në vitin 2014. Serbia e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë renditjen, i cili pritet ta mbyllë vitin me një borxh sa 70% e PBB-së. Borxhi i Malit të Zi është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të angazhimeve që kanë marrë autoritetet atje për të ndërtuar një autostradë, e cila i lidh me Serbinë me një vlerë rreth 900 milionë euro financime kineze. Ndërkohë që borxhi i Shqipërisë vijon të jetë joelastik ndaj zhvillimeve pozitive makroekonomike. Kështu, ndërsa ekonomia e Shqipërisë rezultoi se u rrit me ritmet më të larta në rajon, deri mbi 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, borxhi i saj publik është “gozhduar” në nivelet rreth 70%. Ndërsa shifra zyrtare e parashikuar për të gjatë këtij fundviti është 69.9%. Dhe kjo, për shkak të detyrimeve të prapambetura të paazhurnuara në borxh ishin 24 miliardë lekë, ose sa 1.5% e PBB-së.

Ndërkaq, në vendet e tjera të rajonit, borxhi publik është në kufirin prej 60%, të cilin Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron si shqetësues. Teksa ka vende që janë edhe më mirë se kaq, si për shembull Maqedonia, e cila pret që ta mbyllë vitin 2019 me një borxh sa 42.2% të PBB-së, apo Bosnja deri në nivelin prej 35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa Kosova, duke qenë se është një shtet i ri, ka ende shumë hapësirë për të konsumuar borxhin publik i cili në fund të vitit 2017 ishte 16.6% e PBB-së.

70%

Është niveli i borxhit publik aktual i Shqipërisë, ndërsa në fund të këtij viti parashikohet që të jetë  Ndërsa shifra zyrtare e parashikuar për të gjatë këtij fundviti është 69.9%