Rrahman Rama: Trasformimi i FSK-së, fillimisht trajnimi i personelit

Rrahman Rama: Trasformimi i FSK-së, fillimisht trajnimi i personelit
Aktualisht, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë misionin dhe mandatin e saj të ri ushtarak, atë të Ushtrisë, është përgatitur plani 10 vjeçar për transformim konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe kritereve të NATO-s, aty ku pretendon të bëhet pjesë edhe FSK-ja.

Forca po synon që nga viti në vit të ngritë kapacitetet logjistike dhe personelin ushtarak, gjithmonë duke u bazuar në buxhetin që ka. Sa i përket shtimit të kapaciteteve logjistike, si pajisjet dhe aparaturat ushtarake, që FSK-ja do t’i posedojë në të ardhmen, kërkohet që fillimisht të ketë personel të trajnuar.

Gjenerallejtnant, Rrahman Rama, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha në një intervistë se ndonëse këtë vit nuk mund të pritet që Ushtria të pajiset me mjetet e reja, një gjë e tillë, sipas Ramës, do të ndodhë gradualisht.Sipas tij, nuk është problematike pajisja logjistike e FSK-së, por rëndësi ka të ketë personel të trajnuar  që ato pajisje të përdoren.

“I kemi dhënë prioritet d.m.th pajisjeve sidomos atyre të blinduara dhe sistemit të armatimeve por me kohë do të ju njoftojmë sepse është shumë herët sepse ende se kemi panin e prokurimit. Unë nuk e shoh një problem të blerjeve por me rëndësi është që ne të kemi personelin e trajnuar, të zhvilluar profesional që ato pajisje të përdoren. Personeli jonë qofshin ushtarë, cofshin oficerë, nënoficerë të jenë të gatshëm t’i përdorim ato. Dhe kjo është qëllimi, i kemi dhënë prioritet, i kemi dhënë edhe në të kaluarën dhe ndjehem shume mirë sepse ato njohuritë bazë dhe atë bazën për përdorimin e pajisjeve më të sofistikuara i kemi dhe ne jemi vetëm duke i rritur bashkërisht me partnerët tanë që i kemi dhe kjo është ideja”, u shpreh Rama.