REKORDI/ Ky Partizan më i miri, si asnjëherë tjetër në 20 vjet! 

REKORDI/ Ky Partizan më i miri, si asnjëherë tjetër në 20 vjet! 
Edhe pse pa shumë emra të spikatur, sulmi cinik dhe një mbrojtje shumë e kujdesshme, e cila në 21 javë ka regjistruar 14 fitore, 4 barazime e vetëm 3 humbje, kanë rreshtuar Partizanin në favoritin kryesor për titullin kampion.

Në 20 vitet e fundit, Partizani pas 21 javëve të para nuk ka qenë asnjëherë tjetër në pozita më komode se kaq.

Rekordi i mëparshëm i kësaj periudhe ishte ai i sezonit 2015-2016, me 45 pikë, i kaluar pak ditë më parë me suksesin 2-0 ndaj Kastriotit.

Partizani u shpall kampion për herë të fundit në sezonin ’93-’94.

Tifozët presin prej më shumë se dy dekadash trofeun, trofe që duket më tilla statistika duket më pranë se kurrë.

Kjo javë e gjen Partizanin në Laç në një provë të vështirë, por trajneri Skënder Gega ka komoditetin e shkëputjes së tetë pikëve.