Rama: Politika qorre e opozitës nuk i bëri asgjë qeverisë, por goditi Shqipërinë në sytë e botës

Rama: Politika qorre e opozitës nuk i bëri asgjë qeverisë, por goditi Shqipërinë në sytë e botës
Protesta e djeshme e opozitës bëri bujë në mediat ndërkombëtare, ku ishte edhe lajm i parë në shumë prej tyre, të shtunën. Kjo pasi prej disa protestuesve u sulmua edhe godina e kryeministrisë.

Kryeministri Edi Rama, një ditë pas protestës së opozitës dhe takimit që ai pati në Vlorë, e ka cilësuar një produkt të politikës qorre këtë fakt.

Ai tha sot në një reagim se kjo politikë pa vizion e goditi Shqipërinë në sytë e botë dhe u dha material atyre që janë kundër negociatave.

Mesazhi i Kryeministrit Edi Rama, në “Twitter”.

“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE #TURP”.