“Qeveria me gaz helmues luftarak kundër qytetareve, pse heshtin ambasadorët?” Vasili u vë në dispozicion artikullin shkencor

“Qeveria me gaz helmues luftarak kundër qytetareve, pse heshtin ambasadorët?” Vasili u vë në dispozicion artikullin shkencor
Ambasadat e huaja, kryesisht ato të vendeve të zhvilluara dhe partnere të Shqipërisë, si Ambasada Amerikane, ajo Franceze, Britanike, Gjermane dhe e Bashkimit Europian, njëzëri dënuan protestën e opozitës, kur ajo kaloi caqet përmes akteve të dhunës ndaj godinës së Kryeministrisë.

Por kreu i grupit parlamanetar të LSI Petrit Vasili ka reaguar sot ndaj qëndrimit të ambasadorëve të vendeve perëndimore.

Pse mbyllin sytë ambasadoret përpara mijëra qytetarëve, gazetarëve, policëve, të moshuarve e të rinjve, që nxjerrin shkumë nga goja nga gazi helmues i qeverisë?

Po ju vë në dispozicion edhe artikull shkencor që të iluminojne arsyen edhe ndërgjegjen,” ka qenë ndër të tjera reagimi i Vasilit.

Reagimi i plotë, nga Petrit Vasili

Qeveria me gaz helmues luftarak kunder qytetareve,pse heshtin ambasadoret???

Dje qeveria provokoi me gaz helmues luftarak qytetaret protestues.

Gazi helmues luftarak perdoret kunder armiqve dhe jo masivisht kunder qytetareve sic beri qeveria dje.

Pasojat kohegjata mbi shendetin e njerezve deri edhe ne vdekje jane provuar shkencerisht.

Pse heshtin ambasadoret perpara nje provokimi kriminal te qeverise,qe trajton qytetaret si armiq???

Çfare i pengon ata qe te distancohen prere nga nje sjellje kriminale e nje qeverie ne minorance?

Pse mbyllin syte ambasadoret perpara mijra qytetareve,gazetareve,policeve,te moshuarve e te rinjve,qe nxjerrin shkume nga goja nga gazi helmues i qeverise?

Po ju ve ne dispozicion edhe artikull shkencor qe te iluminojne arsyen edhe ndergjegjen.