Në 2017-ën, u kryen 4000 martesa në moshë minorene

Në 2017-ën, u kryen 4000 martesa në moshë minorene
 

Gjatë vitit, 2017-të, në Shqipëri, plot 3827 vajza deri në 19 vjeç u martuan, përkundrejt 120 djemve të kësaj moshe. Krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT martesat kanë pësuar rritje, pasi në vitin 2016 ishin 3339 vajza adoleshente të martuara, por mes djemve janë regjistruar vetëm 88 djem.

Martesat e hershme nën moshë, duket se janë një fenomen, i cili prek më shumë vajzat, duke rritur hendekun e pabarazisë gjinore që krijon ky angazhim i tyre.

Sipas psikologes Ariana Muça, shifrat janë vetëm një fenomen, pasi ka ende shumë martesa të tjera të cilat nuk raportohen pa mbushur moshën ligjore.

Muça ka thënë për oranews, se: “Shumicën e rasteve statistikat nuk janë shumë të qarta, për të kuptuar sa është numri real i këtyre martesave, sepse shumica e tyre nuk regjistrohen në gjendje civile”,