Mira Kazhani: Edi Ramës gruaja ia bën “8 me 2”, nga PD-ja Majlinda Bregu mes “burrave më të mirë”

Mira Kazhani: Edi Ramës gruaja ia bën “8 me 2”, nga PD-ja Majlinda Bregu mes “burrave më të mirë”
Pa iu dridhur qerpiku gazetarja Mira Kazhani ka zbuluar se politikani që ia bën gruaja “8 me 2” është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Më vjen mirë”, – ka thënë Kazhani – “sepse ai ka dhe një grua të mençur dhe nuk na vjen asnjë e keqe”, – ka vijuar ajo.

Akuzave se a është e vërtetë që në portalin e saj ajo i bën qoka Lalit Erit apo Edi Ramës, Kazhani iu përgjigj “jo”. Sipas saj, ata prodhojnë lajm dhe ndaj pasqyrohen aty, por duke mos e fshehur dhe bindjen e saj të majtë.

Në kampin e PD-së ajo ka përmendur dy emra që sipas saj janë burrat më të mirë.

“I pari është Eduart Selami dhe që desha shumë të kishte sukses dhe një burrë tjetër në simbolikë”, – ka vijuar Kazhani, – “është Majlinda Bregu që e morën për grua, e trajtuan si grua dhe e nxorën përjashta si grua”, – është shprehur ajo e ftuar sot, në këndin e së vërtetës përballë Edi Manushit në “E Diell”..