Mediat italiane zbardhin pretendimet dhe kërkesat e Bashës si zgjidhje, pas kaosit në Shqipëri (Foto)

Mediat italiane zbardhin pretendimet dhe kërkesat e Bashës si zgjidhje, pas kaosit në Shqipëri (Foto)
Politika e di mirë se çfarë mund të sjellin protestat në rrugë. Në janar 2011, kur Basha ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, katër protestues u vranë nga forcat e policisë, aty ku demonstrata u zhvilluan sërish dje. Rama i kujton atij çdo herë përgjegjësinë e ngjarjes së 2011.

Janë pjesë të një artikulli me titull: Kaosi në Shqipëri, Basha, lideri i opozitës: "Sistemi i shkatërruar, askush nuk do t’i ndalë njerëzit”. E përditshmja e njohur italiane, “Corriere.it”, zbardh edhe kërkesa e kreut të opozitës.

Si zgjidhje Basha kërkon dorëheqjen e Ramës, “hapjen e një hetimi kundër ministrave dhe një qeveri kalimtare”, pasi e konsideron partinë e tij me njerëz pa lidhje me krimin e organizuar dhe oligarkët e korruptuar, kjo si kusht për përgatitjen dhe reformat e nevojshme e urgjente për zgjedhje të lira dhe fillimin e negociatave reale për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kjo e përditshme raporton pretendimet dhe akuzat nga të dy palët politike, dhe e mbyll artikullin me këto fjali. Në valsin e akuzave dhe kundërpërgjigjeve, një diplomat evropian theksoi se “në Shqipëri nuk ka pothuajse asnjëherë një të vërtetë që duhet marrë si e vërtetë. Të gjithë thonë një pjesë, duke e paraqitur atë sikur ajo paraqet gjithçka.”

Artikulli i plotë

Premtimi është gjithashtu edhe një paralajmërim. "Askush nuk mund të ndalojë kryengritjen, ne do të ecim përpara deri sa ne ta shembim këtë sistem të kalbur, të korruptuar, të përbërë nga njerëz të lidhur me krimin e organizuar", tha kreu i opozitës një ditë pas protestës së të shtunës për “Corriere” Lulzim Basha. Udhëheqësi i Partisë Demokratike, ish-kryebashkiak i Tiranës, ish-ministri i Brendshëm dhe tani kundërshtari kryesor i Edi Ramës, kryeministrit socialist kundër të cilit mijëra shqiptarë e mblodhën të shtunën duke u përpjekur të hynin në ndërtesën e qeverisë.

Që dje nuk do të kishte qenë protesta e zakonshme, ajo ishte paralajmëruar të enjten e kaluar në Parlament. Atje, para kolegëve të tij, Edi Paloka, krahu i djathtë i Bashës, e spërkati me bojë përmes një shiringe Ramën. Akuzat serioze të Bashës refuzohen nga kryeministri socialist, i cili shpreh kundërshtimin me korrupsionin nga ana e tij, ndërsa i kërkon Bashës që të sqarojë disa aspekte të së kaluarës nga jeta e tij politike. Ashtu si katet e shtuara në mënyrë abuzive në banesën e tij pranë liqenit dhe kjo lidhet me dyshimet se ka ndodhur kur Basha ishte qytetari i parë i kryeqytetit. Në këmbim, thonë socialistët, përfitoheshin me mijëra euro për çdo vulë. “Ky korrupsioni është i shfrenuar”, përsërit Basha, e cila akuzon Ramën se ka mashtruar në zgjedhjet e 2017.

Zgjedhjet sipas vëzhguesve ndërkombëtarë kanë pasur vërtet disa probleme, por në të njëjtën kohë ishin në mesin e më të mirave, me disa incidente në vendvotime. Një shpjegim që Basha e refuzon. “Përgjimet gjyqësore tregojnë se Edi Rama ka blerë vota dhe zgjedhjet përmes krimit të organizuar në të paktën katër zonat kryesore të Shqipërisë", thotë lideri i opozitës, i cili “vërteton” akuzat e tij me faktin se “lajmi  doli në Zërin e Amerikës.”

Politika e di mirë se çfarë mund të sjellin protesta në rrugë. Në janar 2011, kur Basha ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, katër protestues u vranë nga forcat e policisë, aty ku demonstrata u zhvilluan sërish dje. Rama i kujton atij çdo herë përgjegjësinë e ngjarjes së 2011.

“Por qeveria ka vjedhur qindra miliona euro para publike,” thotë Basha. Ka edhe një kompani të dyshuar që do të kishte marrë 30 milionë dollarë me dokumente të falsifikuara. Dy akuza kryesore i ngrihen prej liderit të opozitës, qeverisë - korrupsioni dhe mashtrimi.

Si zgjidhje Basha kërkon dorëheqjen e Ramës, “hapjen e një hetimi kundër ministrave dhe një qeveri kalimtare”, pasi e konsideron partinë e tij me njerëz pa lidhje me krimin e organizuar dhe oligarkët e korruptuar, kjo si kusht për përgatitjen dhe reformat e nevojshme e urgjente për zgjedhje të lira dhe fillimin e negociatave reale për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Bashës, ekzekutivi nuk i ka dëgjuar propozimet e tyre për të dalë nga kriza institucionale. Ajo që thotë se Rama e refuzon për shumë kohë, ndërsa kryeministri është shprehur shpesh gati duke e ftuar opozitën që të ulet në tavolinë. Protestat, të cilat do të vazhdojnë të enjten, sipas Bashës, nuk do të bllokojnë procesin e anëtarësimit në BE, objektivi politik që i takon secilës parti. “Përkundrazi, ata do të na ndihmojnë të hyjmë në Evropë”.  Kjo fazë "u ndal për gjashtë vjet për shkak të Ramës”, theksoi Basha, që më tej shtoi:

“Ata na quajnë “Kolumbia e Evropës”, sepse kjo qeveri bleu votat me paratë që rrjedhin nga shitja e marihuanës”. Trafikimi i drogës vazhdon të jetë një problem, tha ai, siç raportohet nga Guardia di Finanza italiane. Por e njëjta qeveri kujton se "kryeqyteti evropian i marihuanës", Lazarati, në jug të Shqipërisë, u çlirua nga e kjo qeverisje në pushtet për çështje ditësh.

Në valsin e akuzave dhe kundërpërgjigjeve, një diplomat evropian theksoi se “në Shqipëri nuk ka pothuajse asnjëherë një të vërtetë që duhet marrë si e vërtetë. Të gjithë thonë një pjesë, duke e paraqitur atë sikur ajo paraqet gjithçka.”