Krimi trondit Vlorën, dy të vrarë dhe një i plagosur pas një atentati (identitetet)

Krimi trondit Vlorën, dy të vrarë dhe një i plagosur pas një atentati (identitetet)
Një ngjarje e rëndë tronditi sot Vlorën.

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, të cilët po udhëtonin me një automjet, por ranë pre e një atentati në zonën e Ujit të Ftohtë të qytetit bregdetar, pas breshërive të një arme që u shkreh nga një automjet tjetër.

Atentatorët nga hetimet paraprake dyshohet se kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Sipas raportimeve të para, pas mbërritjes së forcave të policisë, dy të rinjtë që humbën jetën nga të shtënat dyshohet se janë Orest Rexho dhe Arjan Hasani.

Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani.

I plagosuri njihej nga policia si person me precedentë të mëparshëm penalë, madje i njohur në qytetin e Vlorës edhe si Armando Cipuri, pasi në vitin 1997 ka qenë anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte liruar nga burgu në vitin 2016 dhe i ishte bërë edhe një atentat ku mbeti i plagosur.

Ndërkohë, makina e dyshuar e autorëve të atentatit është ndjegur në zonën e Babicës, ndërsa dyshohet se vrasësit janë larguar përgjatë lumit të Vlorës për t’iu fshehur policisë, e cila ka nisur kërkimet.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:4o në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku fillimisht policia u informuar se pati të shtëna me armë zjarri. Forca të shumta policia ndodhen në vendngjarje.

Janë ngritur edhe postblloqe të shumta për kapjen e autorëve.

Po hetohet për identifikimin, kapjen e autorëve, si dhe për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pistat në të cilat po hetohet ngjarja, më kryesorja, është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve rivale.