Ironia “e hidhur” e Spiropalit: Basha tha se do digjte qeverinë, paska vendosur të djegë opozitën!

Ironia “e hidhur” e Spiropalit: Basha tha se do digjte qeverinë, paska vendosur të djegë opozitën!
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali reagoi pasi kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi sot se do t’i propozojë Grupit Parlamentar dhe forumeve më ta larta të partisë së tij për djegien e mandateve të deputetit, duke thënë se ky vendim i PD-së krahas të keqes e ka edhe një të mirë.

Ministrja Spiropali në reagimin e saj tha se deputetët demokratë nuk do ta marrin më rrogën kot, si dhe ironizoi Lulzim Bashën, pasi sipas saj, vendosi fillimisht të digjte qeverinë papritur ndryshoi kurs duke vendosur së fundmi djegien e opozitës.

Reagimi i Spiropalit në rrjetin social “Tëitter”  t

Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë.”