Incidentet me Apoloninë, Disiplina “masakron” Tomorin e Beratit!

Incidentet me Apoloninë, Disiplina “masakron” Tomorin e Beratit!
Tomori i Beratit, pas incidenteve në ndeshjen e fundit të Kategorisë së Parë me Apoloninë, është ndëshkuar rëndë nga Disiplina në FSHF. Përveç dënimit të dy prej drejtuesve të saj, me nga tetë ndeshje pezullim, ekipi beratas është dënuar me humbjen e ndeshjes kundër Apolonisë ë tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe pa spektatorë. Po ashtu masat janë shoqëruar me një gjobë  200.000 (dyqindmijë) Lekë.

Tomori e fitoi 3-2 ndeshjen ndaj Apolonisë.

Disiplina këtë javë mori më tepër masa karshi problemeve në Kategorinë e Parë, ndërsa në Kategorinë Superiore si masë e vetme është ajo e marrë karshi drejtorit të Flamurtarit, Ardi Behari, me dy ndeshje pezullim.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

1.Zyrtari i FC “Flamurtari”, Ardi Behari, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  1. Zyrtari i KF “Erzeni”, Arjan Hoxha, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari KF “Erzeni”, Jurgen Peqini, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. KF “Veleçiku”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
  4. KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
  5. KF “Tomori 1923”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje diskriminuese e hedhur sende brenda rrethimit te fushës duke shkaktuar akte dhune, në bazë të nenit 57, 64/1/b 64/1/c), 65/1, 65/2, dhe 66/3/b) të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes kundër F.K Apolonia në tavolinë me rezultatin 3-0, zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në aplikim të nenit 136/1/a), gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Arben Paja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Santiljano Dule, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i KF “Besëlidhja”,Vladimir Gjoni, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF “Vora”, Xhulio Turhani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. KF “Egnatia”, paralajmërohet se në rast përsëritje për vonesa në fillimit e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disipinës Sportive dhe rregulloreve të tjera te FSHF.
  11. KF “Pogradeci”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
  12. KF “Internacional” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe dështrim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 65/1, 65/2 dhe 66/1 të KDS, dënohet me zhvillim e 2 (dy) ndeshje pa spektator në fushën përkatëse dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
  13. KF “Kamza” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Burreli” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
  14. KF “Kamza” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Burreli” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
  15. Zyrtari i KF “Akademia AAS” U-17, Haris Lika, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vllaznia B”,Ari Djaepaxhia, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
  17. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-19, Klevi Karati dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Klevi Karati vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-17 ,Brajan Marku, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
  19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi” U-17 ,Bernardo Fida, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.