Basha dialog të ashpër me banorët në Vlorë

Basha dialog të ashpër me banorët në Vlorë
 

Sot, gjatë takimit që ka zhvilluar me banorët dhe bizneset në qytetin e Vlorës, Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve. Ata e kanë paralajmëruar që të mos gënjej dhe pasi të marrë karrigen t’i lërë në harresë.

 

Një qytetare e zhgënjyer nga politikanët gjatë bisedës i tha: “Nëse na gënjyet dhe ju prap nuk e di…Di që duhet të vini fuqishëm për ne dhe për ju. Pasi kemi pare se sa merrni karriget ju hajde t’ju kapësh pastaj. Koha do ta tregojë nuk e di.”

 

Ka qenë i menjëhershëm, reagimi i Bashës i cili ju përgjigj se kjo gjë s’ka për të ndodhur,  pasi sipas tij, nëse ai nuk do t’i mbajë premtimet nëse vendoset kryeministër, atëherë ai do largohet vetë dhe nuk do presë zgjedhjet.