Anemia, 12 ushqimet që rekomandohen për ta luftuar

Anemia, 12 ushqimet që rekomandohen për ta luftuar
Zakonisht anemia ndodh kur numri i qelizave të kuqe të gjakut (RBC) është tepër i ulët dhe niveli i hemoglobinës në gjak bie nën normalen. Hemoglobina përbëhet nga hekuri dhe proteina. Të dy këto elemente nevojiten për të furnizuar të gjithë trupin me oksigjen dhe lëndë ushqimore. Por, cilat janë këshillat që duhet të ndiqni për të jetuar shëndetshëm dhe të mos keni ndjesinë e pafuqisë në çdo moment këputur

 Shumë njerëz vuajnë pa e kuptuar nga anemia. Janë të zbehtë, ndihet në këputur, të lodhur, mezi kryejnë një punë.

Zakonisht anemia ndodh kur numri i qelizave të kuqe të gjakut (RBC) është tepër i ulët dhe niveli i hemoglobinës në gjak bie nën normalen. Hemoglobina përbëhet nga hekuri dhe proteina. Të dy këto elemente nevojiten për të furnizuar të gjithë trupin me oksigjen dhe lëndë ushqimore.

Kështu që, ata që kanë probleme me aneminë duhet të konsumojnë ushqime që përmbajnë hekur vitaminë B12, acid folik, vitaminë C dhe proteinë. Por cilat janë këto ushqime të cilat luftojnë sëmundjen dhe përmirësojnë parametrat e gjakut?

Mishi i kuq, si ai i viçit dhe derrit, përmbajnë sasi të madhe hekuri heme, që përthithet më lehtë nga trupi se sa hekuri non-heme që përmbajnë bimët. Mëlçia është organi më i pasur në hekur dhe vitamina B. Mëlçia e vicit ka më shumë se 600% të nevojës ditore në hekur dhe vitaminë B-12.

Bimët bishtajore: fasulja, thjerrëzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanë acid fitik që bllokon përthithjen e hekurit, prandaj këshillohet që ato të lihen në ujë gjithë natën para se të gatuhen.

Drithi integral. Buka e prodhuar me drithë integral është burim i mirë hekuri non-heme, lloj hekuri që i duhet trupit në rast mungese të hekurit. Por me gjithë përmbajtjen e lartë në hekur, edhe drithërat përmbajnë acid fitik. Prandaj këshillohet që bukën ta prodhoni vetë ose ta blini në një furrë ku buka prodhohet pasi është bërë fermentimi i brumit. Kjo është arsyeja kryesore përse njerëzit sot kanë probleme me drithërat. Një fetë bukë përmban 6% të kërkesës ditore për hekur.

Veza është e pasur në lëndë ushqimore. 1 vezë e madhe përmban 1 mg hekur, dmth, 7% të nevojës ditore për hekur për femrat dhe 11% për meshkujt. Vezët ndihmojnë edhe për forcimin e kockave dhe ndërtimin e kyçeve.

Gjalpi i kikirikut është burim i mirë hekuri. Dy lugë gjelle gjalpë kikiriku përmbajnë 0.6 mg hekur.

Rrepa e kuqe e gatuar ose në formë sallate është ndër mënyrat më të mira për të luftuar aneminë. Ajo pastron gjakun dhe sa sasi të mirë hekuri. Përbërësit e saj ndihmojnë të përmirësohen dhe riaktivizohen qelizat e kuqe të gjakut. Ngjyra e kuqe e errët e rrepës së kuqe është edhe për shkak të përmbajtjes së lartë në hekur. Por fatkeqësisht rrepat shiten pa gjethet e tyre thuhet se kanë tre herë më shumë lëndë ushqimore se rrepa. Prandaj konsumi i gjetheve të rrepës është mjaft i këshillueshëm.

Spinaqi dhe perimet e gjelbra në përgjithësi janë burim i mirë hekuri dhe vitamine C. Spinaqi përmban edhe fibër, vitaminë A, B9 dhe E, kalcium dhe beta-karotene që janë të domosdoshme për trup të shëndetshëm. Megjithatë, hekuri i spinaqit nuk përthithet lehtë nga trupi prandaj këshillohet që spinaqi të konsumohet me ushqime të tjera të pasura në hekur të tretshëm si patatet dhe brokoli. Këto ndihmojnë në tretjen dhe përthithjen e hekurit të spinaqit. Paradoksalisht, megjithëse është i pasur në hekur, spinaqi është faktikisht pengues i hekurit. Gjysmë gote spinaq i zierë përmban 3.2 mg hekur ose pak më pak se 20% të nevojave ditore në hekur.

Shega përmban vitaminë C, hekur, vitamina A dhe E, si dhe fibër dhe potas. Shega ndihmon në zvogëlimin e simptomave të anemisë si pafuqia, marramendja, dhe humbja e dëgjimit.

Molla ka hekur dhe është pikërisht përmbajtja e hekurit ajo që çon në ngjyrën kafe / oksidimin e saj kur e qërojmë dhe ajo bie në kontakt me ajrin. Hekuri i mollës përthithet nga trupi sepse vetë molla është e pasur në vitaminë C.

Banania ka nivele të larta të hekurit. Për të rriturit, 2-3 banane në ditë ndihmojnë në mangësinë e hekurit.

Mjalti ka hekur, magnez dhe zink. Ngjyra e verdhë e mjaltit është për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit. Kujdes, mos u jepni mjaltë foshnjave (që nuk kanë mbushur një vjeç) sepse mund t’u shkaktojë sëmundje të rëndë që është vdekjeprurëse.

Ushqime të tjera do të përfshinin këto: karkalecat e detit, midhjet, sardelet, tuna, lëngu i rrushit (i nxjerrë vetë, pa i shtuar sheqer), kajsia, pjeshka, kumbulla, rrushi i thatë, fiku, shalqiri, luleshtrydhja (dredhëza), mandarina, portokalli, limoni, farat e kungullit, lakra, sidomos lakra me ngjyrë, lulelakra, asparagu, mishi i pulës, mishi i qengjit, djathërat, arrorët, etj.

Para se të merrni suplement me hekur ju lutem kontrolloni nivelet e hekurit në gjak sepse sasia e tepërt e hekurit është po aq e dëmshme, në mos më keq, se mungesa e hekurit.

Shmangni pijet me kafeinë si çajin dhe kafen sepse mund të ndërhyjnë me përthithjen e hekurit, ose pijini 3 orë para ngrënies. Ushqimet proteinike duhen sepse proteina lehtëson përthithjen e hekurit.