Zyrtarisht ky është vendi me plazhet më të bukura në botë!

Zyrtarisht ky është vendi me plazhet më të bukura në botë!
Në Shqipëri vitet e fundit është folur shpesh për rritjen e numrit të turistëve të huaj. Turizmi është edhe konkurrencë mes vendeve që kanë natyrë, klimën dhe sidomos plazhe. Por megjithatë vendi me turizmin më të zhvilluar konkurron me dy vendet tonë fqinje, në rang botëror, çka do të thotë se sa e vështirë është beteja për turizmin shqiptar.

Spanja është vendi me plazhet më të bukura në botë, me 11 që janë shtuar në vitin 2018.

Ky vend zyrtarisht ka plazhet më të mira në botë.

Spanja është zyrtarisht lidere botërore kur është fjala për cilësinë e plazheve të saj, pasi u dha 696 flamuj blu për vitin 2018.

Vendi iberik ka dominuar në krye të listës pasi iniciativa e Flamurit Blu që bën renditjen e plazheve u themelua në vitin 1987 dhe në vitin 2018 vjen përpara Greqisë, Francës, Turqisë dhe Portugalisë.

Rezultatet u publikuan të martën nga Shoqata e Edukimit Mjedisor dhe Konsumatorit (Adeac), si seksioni spanjoll i Federatës Evropiane të Edukimit Mjedisor (FEE).

Kriteret e Flamurit Blu përfshijnë standarde të larta për sigurinë, cilësinë e ujit, informacionin mjedisor dhe menaxhimin. Ashtu si edhe plazhet, flamujt janë dhënë për marinat dhe anijet turistike të qëndrueshme.

Rajoni i Valencias u nderua me 132 flamuj të kaltër, pasuar nga Galicia me 109 dhe Katalonia me 101 të tillë. Spanja ka 11 flamuj më shumë në 2018 se 2017.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: