Magjia e akrobatëve të Cirkut Kombëtar zbret të mërkurën te Liqeni, akrobaci, humor e argëtim pa fund

Magjia e akrobatëve të Cirkut Kombëtar zbret të mërkurën te Liqeni, akrobaci, humor e argëtim pa fund
Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është shndërruar tashmë një nga zonat më të preferuara të kryeqytetasve në çdo orë.

Këtë të mërkurë, ora 18:00, Bashkia e Tiranës dhe Cirku Kombëtar sjellin shfaqjen “Nata e Zjarreve”.

Ky është një event dedikuar fëmijëve të cilët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës së mrekullueshme të artistëve të cirkut.

Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me numra të përzgjedhur akrobacie, magjie, humori e argëtimi.

E sigurisht qershia mbi tortë do te jetë performanca me zjarr e artistëve, të cilët do t’i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.

Krahas rregullimit të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe ndërtimit të parqeve për fëmijë, këndeve sportive si dhe organizimit të aktiviteteve të shumta sportive-kulturore.

E gjitha, me qëllim promovimin e një jetese aktive dhe të shëndetshme për të vegjlit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: