Veliaj: 2018-ta, vit rekord mbjelljesh për kryeqytetin

Veliaj: 2018-ta, vit rekord mbjelljesh për kryeqytetin
“Jam i bindur se në 2018-ën do ta kapim rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve në gjithë territorin e Tiranës”.

Kështu është shprehur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ceremonisë së mbjelljes së 100 selvive, të cilën e cilësoi si një ogur i mirë për vijimin e aksionit, teksa shtoi se ky vit do të jetë edhe më i suksesshëm se viti që lamë pas.

Ai ftoi edhe një herë të gjithë qytetarët, që ashtu si edhe shumë biznese e individë të tjerë kanë bërë deri më tani, të kontribuojnë për një qytet të gjelbër duke dhuruar pemë.

“Sikur çdo familje që ka pak mundësi t’i japë qytetit 100 pemë gjatë këtij viti, do të kishim një histori suksesi, jo të bashkisë, por të qytetarëve të Tiranës. Unë besoj se një qytet i mirë është një qytet ku çdo qytetar ndihet që është pronar i pjesës që i ka rënë për hise të kujdeset”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut,  do të vazhdohet  me të njëjtin ritëm me mbjelljen e pemëve edhe për 2018, për t’u siguruar që në fund të këtij sezoni mbjelljesh të thyejë rekordin e 100 mijë pemëve të reja.

/n.e/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: