Konfindustria: Falimenti i ARMO-s, pasoja e pritshme e një procesi të dështuar

Konfindustria: Falimenti i ARMO-s, pasoja e pritshme e një procesi të dështuar
“Konfindustria vlerëson se falimentimi i radhës i kompanive menaxhuese të "ARMO" ishte pasoja e pritshme e një procesi të dështuar, i zbatuar në mbi 20 vjet nga vendimmarrjet politike të të gjitha krahëve me industrinë dhe gjithë sektorin e hidrokarbureve në Shqipëri”.

I këtij qëndrimi është shprehur organizata e njohur e biznesit në vend, lidhur me kompaninë ARMO, duke shtuar se shkatërrimi hap pas hapi i zinxhirit të mbyllur të kërkimit, zbulimit, nxjerrjes, përpunimit dhe tregtimit të sektorit të hidrokarbureve është përshkuar nga paaftësia e qartë institucionale dhe shenja të qarta të korrupsionit qeveritar. “Pasojat e strategjisë së mësipërme të dështuar dhe klienteliste janë çmimet nga më të lartat dhe cilësia më e dobët e karburanteve në rajon dhe Evropë, rrënimi i plotë i prodhimit vendor, dëme buxhetore financiare të ekonomisë kombëtare me vlere prej mbi 2 miliardë nga nxjerrja, përpunimi dhe tregtimi i naftës”, cilëson mes të tjerash Konfindustria.

Duke përfunduar se Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe nga të paktët në Europë, që zotëron rezerva tokësore/on shore të naftës.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: