Vdekja e Florenc Beqirajt në Francë, protesta në kryeqytet

Vdekja e Florenc Beqirajt në Francë, protesta në kryeqytet
Në kryeqytetin e vendit, familjarë të 23-vjeçarit Florenc Beqiraj dhe qytetarë janë mbledhur sot tek Piramida për të protestuar për zbardhjen e vdekjes së tij në Francë.

Kujtojmë se Florenc Beqiri ndërroi jetë të premten në Francë. 23-vjeçari nga Shkodra u arrestua nga policia franceze tre javë më parë, pasi nuk kishte dokumente qëndrimi.

Sipas familjarëve, ai kishte 2 vite që ishte larguar nga Shkodra për në Francë, ku punonte si shitës në një treg dhe për tre javë, Florenc Beqiri u mbajt në një burg të Marsejës dhe katër ditë më parë u dërgua në spital në gjendje kome.

/n.e/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: