Ndreu: Opozita, protesta bajate dhe pa sens

Ndreu: Opozita, protesta bajate dhe pa sens
"SHBA, BE dhe PS janë në një krah për të zgjedhur një prokuror të përgjithshëm të përkohshëm. PD & LSI janë në krahun tjetër. Shqiptarët, ku mendoni se do jenë? Te karroca e çatrafiluar e opozitës, apo te integrimi euro-atlantik i vendit? Sigurisht te e para”.

Kështu ka shkruar në një status të tij të shpërndarë në rrjetet sociale, deputeti socialist, Pjerin Nderi.

Dhe kjo, sepse sipas tij, “nuk kanë kohë me humb më me suflerë të çertifikuar me prapësi pa fund në këto vite post-komuniste!”.

“Populli të rrijë i qetë se reforma në drejtësi shpejt ndan shapin nga sheqeri, të ziun nga i bardhi, të korruptuarin nga i ndershmi! Keni 1001 mënyra më të këndshme me humb kohën nesër, sesa me u marrë me protesta bajate e pa sens!", shkruan Pjerin Ndreu.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: