Horoskopi sot, 24 dhjetor 2017

Horoskopi sot, 24 dhjetor 2017
Dashi

Lëvizja e planetëve në shenjën tuaj sot mund të sjellë ndonjë të papritur nga e cila mund të jeni të detyruar të bëni lëvizje të paparashikuara. Një dashuri e re në horizont?

Demi

Problemi juaj kryesor sot mund të jetë komunikimi me partnerin që për ju është shumë i rëndësishëm për raportet e deritanishme me të. Kujdes, duket se me shpenzimet e teproni vërtet.

Binjakët

“Përplasjet” e yjeve në shenjë sot mund të jeni shkaku kryesor i një gjendje të përgjithshme konfuze e pasigurie në të cilën do të ndodheni. Mundohuni të shmangni debatet me të tjerët.

Gaforrja

Falë Hënës brilante në shenjë edhe humori juaj do të jetë në pikën më të lartë, e kjo do t’ju bëjë shumë magjepës për ata që ju qëndrojnë parë. Një udhëtim ju rigjadhëron e ju ripërtërin.

Luani

Nëse nuk keni shumë ide, lërjuani të tjerëve organizimin e një aktiviteti, pasi ndryshe do të bëni figurë të keqe edhe në rrethin tuaj. Merkuri sot stimulon sektorin ekonomik e kjo nuk është pak.

Virgjëresha

Hëna dhe Urani në kontrast me njëri tjetrin, bëjnë që efekti i saj të reflektohet edhe te ju, sidomos në mënyrën e të sjellurit me njerëzit që ju rrethojnë. Më e mirë pritet të jetë mbrëmja.

Peshorja

Nëse nuk keni programe interesante për ditën, përfundoni një punë të lënë pezull. Edhe në shtëpi mund të bëni shumë gjëra. Është mirë të ushtroheni fizikisht pa e tepruar me sforcimet.

Akrepi

Hëna ju jep vitalitet dhe entuziazëm. Pra mund të bëni gjithçka që ska të bëjë me të qënit të qetë dhe të kujdesshëm. Gjithashtu mund të vazhdoni një lidhje që bëhet dita ditës më interesante.

Shigjetari

Është mirë të mos debatoni në shtëpi, lërini gjërat të rrjedhin në mënyrë të thjeshtë dhe gjithçka do të stabilizohet. Ndërsa në mbrëmje romanticizmi juaj do të jetë në maksimum.

Bricjapi

Një telefonatë apo një vizitë e papritur mund të ndryshojë pozitivisht programin e ditës së sotme. Dikush do të organizojë një shëtitje me miqtë. Dashuria dhe erosi do të jenë në qendër të mendimeve tuaja.

Ujori

Dita e sotme do të jetë relativisht e qetë. Do të çlodheni dhe argëtoheni në shoqërinë e miqve tuaj. Nëse jeni single, nuk përjashtohet rasti i një takimi sentimental që do të forcohet me kalimin e ditëve.

Peshqit

Falë Hënës, do të ndiheni në formë të shkëlqyer. Do t’ju duket gjithçka e lehtë për tu arritur dhe sigurisht që do të jetë kështu sepse fati do t’ju ndihmojë. Perfekte harmonia me partnerin.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: