Horoskopi për sot, 13 Dhjetor 2017

Horoskopi për sot, 13 Dhjetor 2017
Dashi

Përpjekja që keni bërë për një marrëdhënie mund të ketë qenë e padobishme, por keni mësuar kaq shumë gjëra. Tani ju do të dini se si t'i dalloni ata që ju duhen në jetë. Beqarët sot mund të tërhiqen nga një person i ri në një mënyrë të papërmbajtshme.

Demi

Çiftet do të duhet të jenë të kujdesshëm sot dhe të mos e shqetësojnë partnerin me kërkesa absurde dhe të gabuara. Ju mund të lodheni dhe të largoheni prej tij. Zemrat e vetmuara duhet të përpiqen ta jetojnë marrëdhëniet e tyre më ëmbël, madje edhe ato të miqësisë.

Binjakët

Është koha për ta shqyrtuar situatën tuaj sentimentale. Nëse keni probleme me të dashurin tuaj, mos ndaloni dhe i shijoni siç duhet emocionet e kësaj dite. Beqarët, edhe nëse besojnë se kanë bërë përpjekjet e duhura për të kuptuar qëllimet e tyre, nuk do të kuptohen.

Gaforrja

Sot, çiftet do të përpiqen të qëndrojnë të forta dhe të mos e braktisin veten në tundime të lehta. Dialogu me partnerin tuaj do të zbulojë nëse ai fsheh sekretet. Beqarët nuk do shkojnë në kërkim të historive serioze, por gjithashtu mund t’i lejojnë vetes një joshje të re.

Luani

Do të përfshiheni nga pasionet intime dhe do të zbukuroni jetën e atyre që janë përreth jush. Dashuria për ju është gjithmonë gjëja tek e cila mund të mbështeteni për të jetuar më mirë. Zemrat e vetmuara do të përjetojnë ndjenja të reja për një person, sot do të jetë një ditë plot dashuri.

Virgjëresha

Mos i neglizhoni njerëzit që doni, merrni më shumë mirëkuptim dhe përkraheni partnerin që ka nevojë për ju. Do të jetë një provë e rëndësishme për historinë tuaj. Zemrat e vetmuara do të gjejnë një person interesant, por ata do të duhet ta njohin më mirë atë.

Peshorja

Do të jetë një ditë e mbushur me surpriza të këndshme dhe një grindje e vogël me të dashurin nuk do ta shqetësojë aspak atë. Të jesh i përzemërt, për ju është thelbësore. Zemrat e vetmuara nuk do të shkojnë në kërkim të aventurave dhe do të vlerësojnë simpatinë e një të dashuri.

Akrepi

Sqarimet në çift, janë në horizont. Mos u shtrëngoni për një kohë të gjatë, por përpiquni t’i mbani të qëndrueshme mendimet tuaja për disa qëndrime që nuk ju përshtaten. Ditë pozitive për beqarët, të cilët do të jenë në gjendje të bëjnë disa takime interesante në mbrëmje.

Shigjetari

Vlerësoni një situatë dashurie objektivisht, para se të bëni një vendim të nxituar. Ju do të bëheni të vetëdijshëm për një sekret që ka të bëjë me partnerin tuaj. Për beqarët, dita fillon me entuziazëm dhe do të vazhdojë deri në mbrëmje.

Bricjapi

Sot në dashuri disa keqkuptime do të sjellin disponim të keq. Ju do të keni vështirësi të flisni, por jini të durueshëm dhe të kujdesshëm kur bëni vërejtje të caktuara. Horoskopi për beqarët shpall shanse të reja për të gjetur dashurinë e vërtetë që i bën zemrat të rrahin në union.

Ujori

Çiftet do të jenë në humor për të shkëmbyer premtime të përjetshme dhe shumë prej tyre do të jenë në gjendje të martohen. Për të gjithë, megjithatë, është dita e duhur për të paraqitur propozime sfiduese. Për beqarët, mbrëmja do të jetë shumë e gjallë dhe plot surpriza shumë të këndshme.

Peshqit

Mundohuni të jeni më të pranishëm në jetën tuaj private dhe mos i nënvlerësoni nevojat e partnerit. Nëse ndonjë problem i të kaluarës do të shfaqet së afërmi, ju do ta zgjidhni atë. Beqarët sot do të jetë në gjendje për të realizuar disa ëndrra. Dëshirë e madhe për të qenë me të vërtetë të lumtur.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: