Fishekzjarret, policia nis kontrollet nëpër pikat e shitjes

Fishekzjarret, policia nis kontrollet nëpër pikat e shitjes
Policia e Tiranës ka nisur ushtrimin e kontrolleve në subjektet e ndryshme për masat e marra nga ana e tyre në zbatim të kërkesave të Rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishek-zjarreve”.

Konkretisht, bëhet me dije se kontrollet kanë vijuar në subjektet e tregut "Çam" për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregtarët që importojnë, magazinojnë dhe tregtojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarre.

Deri tani, raportohet se gjatë kontrollit dhe inspektimit për shitjen të këtyre lëndëve, nuk u konstatuan probleme.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: