Festivali i 56-të në RTSH, çmimi i parë iu akordua Eugent Bushpepës

Festivali i 56-të në RTSH, çmimi i parë iu akordua Eugent Bushpepës
Festivali i 56-të në Radio-Televizionin Shqiptar ka patur si fitues të tij këngëtarin Eugent Bushpepa, me këngën “Mall”.

Eventi muzikor i përvitshëm  u mbyll dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe i dha çmimin e dytë, këngëtarit tjetër të njohur, Redon Makashi.

Nga ana e tij, Bushpepa menjëherë pas marrjes së çmimit deklaroi se do të jepte maksimumin e tij në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurosong që do të organizohet më 18 maj 2018 në Lisbonë të Portugalisë.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: