Festat, dyndje emigrantësh në Kapshticë

Festat, dyndje emigrantësh në Kapshticë
Festa e Krishtlindjeve dhe afrimi i asaj të Vitit të Ri ka bërë që gjatë ditëve të fundit të ketë një dyndje të madhe emigrantësh shqiptarë në pikat kufitare të vendit.

Kështu, bëhet me dije se edhe gjatë mëngjesit të sotëm në pikën doganore të Kapshticës ka pasur një fluks të shtuar të tyre.

Sipas shifrave, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë doganore kanë hyrë në territorin shqiptar 7296 shtetas, ndërsa kanë dalë 3059.

Nga ana tjetër, shifrat e deritanishme tregojnë se në Shqipëri kanë hyrë 788 shtetas të huaj dhe kanë dalë 408.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: