BE: Përmbytjet, solidaritet me të gjithë të prekurit prej tyre

BE: Përmbytjet, solidaritet me të gjithë të prekurit prej tyre
Bashkimi Evropian shpreh solidaritetin me të gjithë të prekurit nga moti i keq në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Teksa mbetet i gatshëm për t'i ndihmuar dhe për t'iu gjendur pranë atyre.

Një qëndrimi tillë është shprehur prej tij, përmes delegacionit të BE-së në Tiranë, në një postimi të posaçëm në rrjetet sociale.

Kështu, duke konfirmuar se po e vëzhgon nga afër situatën e përmbytjeve në Shqipëri, së bashku me qeverinë shqiptare dhe Qendrën Evropiane të Përgjigjes ndaj Emergjencave, prania zyrtare e BE-së në Tiranë garanton mbështetjen ndaj popullatës shqiptare në këtë moment të vështirë të saj.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: