Basha: Të vendosur për protestë, Rama po kërkon prokuror politik

Basha: Të vendosur për protestë, Rama po kërkon prokuror politik
Opozita shqiptare është e bashkuar për protestën e parashikuar të ditës së nesërme, pasi kryeministri Edi Rama po kërkon të vendosë një prokuror politik me qëllim që të mbyllë dosjet.

Ky ka qenë qëndrimi i shprehur sot nga kreu i opozitës Lulzim Basha, pas një takimi që u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike për rreth një orë, ku aleatët e selisë blu kanë diskutuar mbi organizimin e protestës që do të zhvillohet para sallës së seancës parlamentare, pikërisht ditën e nesërme.

"Nëse tenton të çojë deri në fund puçin, kostoja e përballjes do të jetë e madhe për stabilitetin në vend", tha ai.

Po ashtu, Basha thekson se Rama po kërkon të asgjësojë reformën në drejtësi, veprim të cilin sipas tij shqiptarët nuk do ta pranojnë.

Kujtojmë se në takimin e zhvilluar në selinë e PD-së kanë marrë pjesë aleatët e opozitës, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Artur Roshi dhe Adriatik Alimadhi. Ndërsa ka munguar kreyetari i PAA-së, Agron Duka dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

“Nesër bashkohemi për këto qëllime madhore që i ndajnë kombet e civilizuara nga kombet e robëruara për të mbrojtur kushtetutën, drejtësinë nga kapja politikë dhe për të mbrojtur reformën në drejtësi. Dua t’i ftoj të gjithë ata që duan reformën në drejtësi, që duan të kenë kushtet për të jetuar këtu të gjithë të bashkohemi para Kuvendit në orën 9:30, ku do të nisë protesta popullore jashtë parlamentit dhe protesta opozitare brenda Kuvendit”, tha ai.

/n.e/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: