Avionët amerikanë hapin zjarr kundër avionëve rusë, incident i rëndë në Siri

Avionët amerikanë hapin zjarr kundër avionëve rusë, incident i rëndë në Siri
Dy avionë luftarakë amerikanë F-22 kanë kryer një sulm paralajmërues kundër dy avionëve rusë Su-25 në Siri.

“Avionët rusë kanë fluturuar mbi një zonë që është përcaktuar si jo në konflikt” tha Departamenti i Mbrojtjes së SHBA, i cituar nga BBC

Avionët rusë fluturuan në lindje të lumit Eufrat.

“Një nga avionët amerikanë pothuajse u përfshi në një përplasje ajrore me një aeroplan rus”, tha SHBA.

Sipas Pentagonit, pilotëve rusë iu kërkua disa herë të largoheshin nga zona e fluturimit, përpara se të qëllohej me zjarr paralajmërues.

Ky është incidenti më i rëndë që përfshin aeroplanë rusë dhe amerikanë mbi Sirinë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: