Zbulohet emri i 19-vjeçarit nga Vlora që u kap me 2 ton drogë, policia kërkon “pronarët e vërtetë”

Zbulohet emri i 19-vjeçarit nga Vlora që u kap me 2 ton drogë, policia kërkon “pronarët e vërtetë”
Roland Rrapaj, 19-vjeç, është shqiptari nga Vlora, i arrestuar pak ditë më parë nga policia italiane përgjatë operacionit të sekuestrimit të rreth 2 tonë drogë, në provincën e Ferrarës.

Rrapaj ishte i vetmi që u kap pasi u bllokuan dy furgonët me sasinë e drogës, ndërsa tre persona e tjerë i shpëtuan policisë, duke u larguar me shpejtësi.

Droga, sipas medieve italiane, kishte ardhur nga Shqipëria, me nëntëdhjetë pako të vulosura, të papërshkueshme nga uji dhe me një objekt lundrues nga brenda. Duke pritur për ta në plazhin ku do të zbarkonte sasia, policia arriti të bllokonte furgonët. Nga mosha e Rrapaj, autoritetet italiane besojnë se ai ka qenë i përfshirë në një rrjet të gjerë trafikimi. 19-vjeçari nuk ka pranuar të flasë deri tani para hetuesve, ndërkohë që hetimet janë zhvendosur rreth lidhjeve të tij të mundshme në Vlorë dhe poseduesit e vërtetë të kësaj sasie.  Po hetohet lidhja e mundshme e këtij rrjeti me grupin “Balilaj”, që u arrestua pak ditë më parë në një operacion tjetër.   /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: