Granata në autobus, kapen tre serbë që po hynin në Kosovë

Granata në autobus, kapen tre serbë që po hynin në Kosovë
Materiale të dyshimta, janë gjetur në një autobus që po hynte nga Serbia për në Kosovë.

“Autobusi është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje. Pasi ka kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jenë eksplozivë plastikë. Si rezultat i veprimit të Policisë janë shoqëruar në stacionin policor, tre persona të nacionalitetit serb për intervistim dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në konsultim të ngushtë me prokurorët kompetentë’’, tha për Radion Evropa e Lirë Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Për ngjarjen janë njoftuar njësitë antieksploziv të policisë së Kosovës, të cilat kanë zbuluar se bëhej fjalë për dy granata dore dhe dy detonatorë elektrikë. /a.a/

Pika kufitare Jarinjë, Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: