Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit/ Qindra pelegrinë bëjnë kurban, i pranishëm edhe Presidenti Meta

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit/ Qindra pelegrinë bëjnë kurban, i pranishëm edhe Presidenti Meta
Në malin e Tomorrit në Berat po zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm me rastin e festës së Abaz Aliut i cili do të zgjasë 5 ditë në të cilin pritet të jenë të pranishëm 500 mijë pelegrinë.

Besimtarët bektashinj të Shqipërisë, por jo vetëm, do të nderojnë për pesë ditë me rradhë imamin Abaz Aliu teksa pelegrinazhi do të përmbyllet me 25 gusht.

I gjithë amfiteatri i madh në këtë zonë është në festë ku simboli, kurbani, nuk do të mungojë as këtë vit.

Edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ndodhet në ceremoni duke shprehur mirënjohjen për Baba Reshatin dhe Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

“Mali i Tomorrit dhe fuqia hyjnore e Abaz Aliut janë burim frymëzimi. Bektashizmi ka vlera të jashtëzakonshme sa i takon lirisë së besimit” u shpreh Meta.

Sot shënohet 25 vjetori i rihapjes së peligrinazhit dhe me këtë rast Baba Edmond Brahimaj i dhuroi Presidentit një medaljon floriri.

/f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: