Itali / Tërmet në ishullin Iskia, një grua ka vdekur, të tjerë janë zhdukur edhe lënduar

Itali / Tërmet në ishullin Iskia, një grua ka vdekur, të tjerë janë zhdukur edhe lënduar
Një tërmet me një magnitudë prej 3.6 ballë ka tronditur sot në mbrëmje ishullin e Iskia.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 20.57 minuta të mbrëmjes së sotme, (21 gusht), duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave mes të cilave dhe hotele të zonës.

Spitali i Iskia është evakuuar për arsye sigurie. Një pjesë e mirë e Iskia është pa energji elektrike, përfshi dhe portin.

Lëkundjet janë ndjere dhe në zona të tjera të ishullit, si në Barano dhe Forio, duke shkaktuar panik tek banorëve dhe turistët të cilët dolën të gjithë në rrugë.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale, si dhe raportohet për një të vdekur, disa të zhdukur dhe të lënduar.

Një ndërtesë banimi u shemb për shkak të lëkundjeve, dhe është shkatërruar plotësisht një kishë, ndërsa shumë hotele janë izoluar./l.k./

(Marrë nga http://www.ilmessaggero.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: