Europa League/Skënderbeu prek kualifikimin në Zagreb

Europa League/Skënderbeu prek kualifikimin në Zagreb
Dinamo Zagreb barazoi në minutat e fundit, por Skënderbeu është pranë kalimit të zonës “Play-off”.

Liridon Latifi befason Dinamon me golin e shënuar ne 37’, gol që kaloi të besuarit e Ilir Dajës në avantazh. Gjatë pjesës së parë trajneri Daja kërkoi nga skuadra e tij të bllokonte sulmet e rrezikshme të ekipit kroat, ndërsa korçarët tejkaluan parashikimet me golin e shënuar nga Latifi.  Goli erdhi pas një kundërsulmi ku Gavazaj gjeti të lirë Latifin, i cili goditi dy herë pas kthimit të topit nga portieri  për të dërguar në rrjetë.

Skënderbeu zhvilloi në pjesën e dytë ia doli të bllokonte si duhej Dinamon, që e kërkoi golin më tepër. Ekipi kroat ia doli të barazonte në minutën e fundit me Henriquez, i cili u aktivizua në 13 minutat e fundit.

Dinamo e Zagrebit një javë më vonë në “Elbasan Arena” nuk do të jetë më e favorizuara për kualifikimin, pas këtij rezultati, pasi edhe barazimi pa gola kalon më tej ekipin shqiptar. Në ndeshjet e tjera “Play-off” të mbrëmjes së djeshme shorti vuri përballë Milan ekipin e Shkëndijës së Tetovës nga Maqedonia, me të besuarit e Montella që dukshëm mbeten favoritë pavarësisht rezultatit në “San Siro”.

Dinamo Zagreb- Skënderbeu 1-1

Shënues: Latifi 37’ , Henriquez 90’

Dinamo Zagreb: Livakoviç, Stojanoviç, Benkoviç, Sigali, Lecjaks, Doumbia (Fioliç 81\), Moro, Gojak, Çoriç (Paviçiç 36’), Hoxhiç (Henriquez 77’), Fernandes. Trajner: Mario Cvitanoviç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (James 69’), Lilaj, Nimaga, Gavazaj (Muzaka 81’), Latifi, Soue (Bruno Dita 88’). Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Andris Treimanis (Letoni)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: