Tiranë, ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Tiranë, ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë. Të ndaluarit janë Viktor Kalemi, Gëzim Muka, Adriatik Allushi dhe Pali Bushgjokaj.

Sektori i Krimeve të Rënda Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Burgjeve, bënë ndalimin e  4 efektivëve të Drejtorisë së Përgjithshme  të Burgjeve Tiranë: Viktor Kalemi, 49 vjeç; Gëzim Muka, 44 vjeç; Adriatik Allushi, 56 vjeç; Pali Bushgjokaj, 56 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Këta shtetas duke qenë me detyrë në ruajtjen e personave të dëmtuar në spital lidhur me ngjarjen e datës 07.04.2017 dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme.

Këta shtetas, u ndaluan  pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 22.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: