SHBA, plagoset me thikë një polic në aeroportin e Miçiganit

SHBA, plagoset me thikë një polic në aeroportin e Miçiganit
Aeroporti amerikan i Flint, në Miçigan, është evakuuar pas plagosjes së një polici nga ana e një agresori akoma i paidentifikuar.

Lajmi për evakuimin është dhënë nga Bishop International Airport, me një komunikatë të shkurtër në faqen e “Facebook”. Aeroporti ka siguruar që të gjithë pasagjerët janë shëndoshë e mirë. Sipas disa medieve, agjenti është qëlluar me thikë në fyt. Burime lokale flasin edhe për një arrestim.

Sipas medieve lokale, një person është kapur nga policia dhe një thikë është gjetur në vendin ku u qëllua polici.

Sipas policisë së Miçiganit, gjendja e agjentit është kritike. “Aeroporti është mbyllur”, - ka shtuar policia në një “tweet”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: