Rama në Himarë: Asnjë votë Dules, braktisi minoritetin

Rama në Himarë: Asnjë votë Dules, braktisi minoritetin
Partia Socialiste ka mbyllur pasditen e sotme fushatën elektorale në Himarë, nga ku kryeministri Rama tha se rilindja urbane do të vazhdojë edhe në 4 vitet e ardhshme në këto zona, duke u shtrirë në çdo pjesë të saj.

Rama foli edhe për Vangjel Dulen nga Himara, duke thënë se ai nuk meriton më asnjë votë nga minoriteti.

“Vangjel Dule e ka fyer historinë e Himarës, por këtë herë ai ka fyer rëndë edhe minoritetin në zonën e qarkut të Vlorës. Ai nuk meriton asnjë votë nga asnjë minoritar, pasi të gjithë atë retorikë nacionaliste konfliktnxitëse e ka përdorur vetëm për ndenjësen e tij dhe kur arriti puna braktisi të gjithë ata që e mbështetën dhe u fut në autobusin e “Republikës së re”, së bashku me Dashin e Havasë, shëmbëlltyrën e Vangjelit, por nga çamët”, tha Kryeministri Rama.

Rama, teksa i bëri thirrje himarjotëve të bashkohen rreth flamurit kuqezi, tregoi edhe një prapaskenë pse Dule dha dorëheqjen si nënkryetar i Kuvendit, pas zgjedhjes po në këtë post të Shpëtim Idrizit, kreut të PDIU-së.

“E mora në telefon dhe i thashë pse dhe dorëheqjen si nënkryetar i Kuvendit? Po ti ç’ke? Nuk mund të bashkëjetoj me një fashist çam. Por ça bëri, shkoi u fut te autobusi i republikës së re, aty ku ndodhet edhe një çam në listën e vlorës. Dule mbylli partinë dhe shkoi me Dashin e Havasë... Keqardhje që Dule u bashkua me Lulin, e kisha mik". /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: