Meta në Berat: Kreu i mavisë mban shpresa të kota te "Lulushi"

Meta në Berat: Kreu i mavisë mban shpresa të kota te "Lulushi"
LSI ka mbyllur fushatën elektorale sot pasdite në Berat. Në fjalen e tij, ish-kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një tjetër mesazh kryeministrit Rama dhe ish-aleatit të tij në qeverisje.

“Kot i mban shpresat te bluja kryetari i mavisë, qoftë te “Lulushi”, qoftë te Policia. S’i bën derman as marrëveshja e errësirës me “Lulushin” as policia të cilës i bëri thirrje pak ditë më parë të bëjnë fushatë për votat për PS, i tmerruar nga një fakt që Berati është dhe do të jetë i kuq. Berati është dhe do jetë i kuq me LSI. madje flakë fare. Edhe Kavaja do i shporrë bandat e Rilindjes, ndaj asnjë shpresë të mos ketë lideri i mavisë, sepse nuk i harron mashtrimet. Cirku mbaroi se Berati ka halle, probleme”.

Sipas Metës, në 4 vjet qeverisje, “asnjë nuk pa se si bëhet shteti, për të cilën flet kreu i Rilindjes, por pamë si u bë qameti, sepse Rama i kthu kurrizin socialistëve dhe favorizoi oligarkët”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: