Mbytet në plazhin e Shëngjinit një pushuese nga Kosova

Mbytet në plazhin e Shëngjinit një pushuese nga Kosova
Një shtetase nga Kosova ka gjetur vdekjen në plazhin e Shëngjinit. Policia tha se sot ajo është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës për t’iu dhënë ndihma e parë, por ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se është mbytur.

Policia informon se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale R.K. 69 vjeçe, banuese në Kosovë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake si dhe ekspertiza mjeko – ligjore dyshohet se mund të jetë mbytur në det. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /e.a/

Foto: Ilustruese

Shpërndajeni me miqtë tuaj: