Kush është atentatori i ekzekutuar në metronë e Brukselit

Kush është atentatori i ekzekutuar në metronë e Brukselit
Oussama Zariouh quhet atentatori i ekzekutuar në stacionin qendror të Brukselit ditën e djeshme. Ai nuk ishte i panjohur për policinë, sepse kishte pasur precedentë të mëparshëm për shpërndarje të drogës.

Të martën në mbrëmje në Bruksel “u shmang më e keqja”, sepse atentatori kishte me vete një bombë tjetër, të mbushur me gozhda që nuk shpërtheu.

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm në Bruksel, Jean Jambon, duke saktësuar se terroristi është identifikuar: ai quhet Ousssama Zariouh, është 37 vjeç dhe është me origjinë nga Molenbeku, lagjja me një densitet të martë myslimanësh nga ku erdhën kamikazët e sulmeve të marsit në vitin 2016. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: