KQZ konferencë për shtyp, Hoxhaj: Partitë politike po rrezikojnë procesin zgjedhor

KQZ konferencë për shtyp, Hoxhaj: Partitë politike po rrezikojnë procesin zgjedhor
Në një kohë kur kanë mbetur dy  ditë nga zgjedhjet e së dielës,  të 25 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin për emërimet e komisionerëve në Qendrat e Votimit.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj në një dalje për mediat është shprehur se Partitë Politike ende nuk kane depozituar emrat e komisionerëve në KQZ.

Ndërkohë nesër nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit.

“Ky proces i rëndësishëm po vihet në rrezik nga partitë politike të cilat nuk po depozitojnë propozimet e tyre për komisionerë të Qendrave të Votimit, edhe pse jemi në limitet e fundit kohor për të bërë emërimet e komisionarëve”, u shpreh Hoxhaj.

KQZ  njofton  se 16 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve, ndërkohë që procesi i shpërndarjes së materialeve të zgjedhore duhet të mbyllet 15 orë para hapjes së votimit.

Zëdhënësja e KQZ-së renditi të gjithë KZAZ ku nuk janë përmbyllur emërimet e anëtarëve të Qendrave të Votimit.

Konkretisht:

Qarku Shkodër, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve:

KZAZ 2- PS,PD,PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 3-  PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 4-PD,PSnuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 5-PD, PS, PRnuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

Qarku Lezhë, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve:

KZAZ 12 dhe KZAZ 13- PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

Qarku Elbasan, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve:

 KZAZ 47-48-50- PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ49- PD nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

Qarku Durrës,  nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve:

KZAZ 21- PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 22,KZAZ 23, KZAZ 24 – PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

Qarku Fier, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve:

KZAZ 56-PD, PR, nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

Qarku Korçë,  ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve:

KZAZ 67- PD, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike që të mos bëhen pengesë për administrimin e procesit zgjedhor, dhe të dorëzojnë urgjentisht listat emërore për komisionerëte QV-ve me dokumentacionin përkatës pranë KZAZ-ve të sipërcituara. /e.g/

Foto ilustruese: Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: