Konflikti sirian, Jet-i amerikan rrëzon dronin iranian

Konflikti sirian, Jet-i amerikan rrëzon dronin iranian
Një avion luftarak i SHBA-ve ka rrëzuar një dron iranian, i drejtuar nga forcat që mbështesin qeverinë siriane në jug të vendit, shprehen zyrtarët amerikanë.

Droni mendohej se ishte i armatosur me municione dhe ka kërcënuar trupat amerikane në terren, thanë zyrtarët.

Ai u rrëzua pranë Tanf, një bazë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

Ky është incidenti i fundit mbi Siri, pasi SHBA-ja qëlloj një aeroplan luftarak sirian të dielën dhe një tjetër avion në fillim të këtij muaji.

Aeroplani F-15 rrëzoi avionin rreth orës 00:30 të martën në veri-lindje të Tanf, sipas një deklarate ushtarake amerikane.

Incidenti dëshmon tensionet në rritje në rajon, ndërsa zhvillohet një betejë për kontrollin e Sirisë lindore, - raporton BBC.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: