Kapen me 700 gramë heroinë, arrestohen dy persona në Fier

Kapen me 700 gramë heroinë, arrestohen dy persona në Fier
Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në një operacion me metodat speciale të hetimit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Ne kuadër të operacionit antidrogë te koduar “Bjondi”, janë sekuestruar 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit:

1.Emiljano Peçi, 32 vjeç banues në lagjen “Liri Gero”, Fier.

2.Blendi Rushi, 38 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit Blendi Rushi u gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Emiljano Peçi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë e ndarë në disa doza.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 700 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen në doza të kësaj lënde.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: