Akuza vjen pas hetimeve që ata kanë kryer gjatë kohës që Mourinho drejtonte Real Madrid.
Ashtu si Messi dhe Ronaldo, edhe Mourinho akuzohet për mashtrim me taksat që kapin vlerën e 3.3 mln euro, nga periudha 2011 deri më 2012.
Një nga prokurorët e çështjes tha se trajneri portugez nuk ka deklaruar të ardhurat nga përdorimi i të drejtës së imazhit të tij me qëllim për “fitime ilegale.”
Mourinho është emri tjetër i madh i futbollit kontinental që akuzohen kohët e fundit nga autoritetet në Spanjë për mashtrim me taksat.
Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, është akuzuar vetëm pak kohë më parë. Ai do të dëshmojë më 31 korrik në gjykatë mbi akuzat e ngritura nga autoritetet ndaj tij, ndërsa Ronaldo ka mohuar të ketë lidhje me akuzat.
Disa muaj më herët ishte Leo Messi në qendër të akuzave për të njëjtën çështje. Ai u gjobit në Gjykatën Supreme si dhe u dënua me 21 muaj burg. Sipas ligjeve spanjolle të dënuarit nën dy vjet mund të mos shkojnë asnjë ditë në qeli, ndërsa një akuzë e ngjashme i është ngritur edhe brazilianit të Barçës, Neymar.
/a.m/