Basha në Durrës: Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë

Basha në Durrës: Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë
Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Durrësit.

Basha mes të tjerash bëri me dije se i vetmi koalicion që mund t’i kthejë dinjitetin e humbur vendit është Partia Demokratike, Republika e Re.

“Ky është një bashkim i madh kundër njeriut që premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, që ka prioritet e gabuara dhe për këto vite. Prej 4 vitesh askush nuk kujtohet për pensionistët. Pas 4 vitesh, ai flet tani sikur nuk ishte ai kryeministri, sikur s’i ka ai fajet. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë. Duhet t’i kthejmë dinjitetin vendit, të favorizojmë ekonominë, bujqësinë. Vetëm një koalicion mund ta bëjë këtë, Partia Demokratike, Republika e Re”,-tha Basha.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: