Aksident tragjik në Shkodër, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Shkodër, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, rreth orës 16:00. Një person ka mbetur i vdekur nga aksidenti, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Sipas Policisë, mësohet se i vdekur ka mbetur shtetasi B.H. 40 vjeç nga Kopliku. I plagosur ka mbetur V.R.

Policia tha se rreth orës 16:00 në rrugën Shkodër –Koplik vendi qujtur Ura Rrjollit, Malësi e Madhe, jemi njoftuar se ka ndodhur një aksident, ku automjeti tip Foristrade Mitsubish me targë AA 629 MO është përplasur me mjetin tip Renault me tragë AA 397 GM.

Sapo është sjellë në Spitalin Rajonal Shkodër ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Mitsubish, shtetasi B. H. rreth 40 vjeç nga Kopliku.

Kurse drejtuesi mjetit Renault V. R. ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Menjëherë janë nisur grupi hetimor në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: